Prodhimi i të gjitha produkteve bëhet duke përdorur materiale të lëndës së parë që mund të jenë : LDPE (Low Density Polyethylene) si dhe HDPE (High Density Polyethylene) dhe PP (Polypropylene), përdorimi i të cilave bëhet në vartësi të llojit të qeseve që kërkohen. Që këto produkte të arrijnë në fazën përfundimtare duhet filluar nga prodhimi i filmit nga extruderat, duke vazhduar me stampimin dhe prerjen e kësaj bobine filmi (LDPE ose PP). I gjithi ky proces pune bëhet duke përdorur makineri të teknollogjisë së lartë që sjellin si rrjedhim prodhimin e produkteve me një cilësi të lartë.
Fazat e prodhimit
- Fillon në repartin e extraturave ku nis përpunimi i materialit dhe pasohet nga procesi i stampimit të qeseve
- Vijon me fazen e prerjes dhe paketimit të produktit.
- Procesi përfundimtar, i cili ndodh në repartin e magazinimit nga ku me pas bëhet e mundur shpërndarja për tek klientet.
- Për një mardhënie sa më të mirë me ambientin, skarcot tona ndahen dhe riciklohen.
- Ne kete menyre behet e mundur prodhimin e qeseve që përdoren për industrine e ndërtimit, si dhe qeseve të plerave apo dhe thasëve të mbeturinave urbane.