Kompania jonë, me një eksperiencë të gjatë në fushën e prodhimit të materialeve plastike të përdorura në paketimin e produkteve, sjell tek ju garancinë dhe sigurinë maksimale të prodhimit përmes përdorimit të teknologjive bashkëkohore dhe stafit profesional.
BELLPLAST
Eksperienca
“Bellplast” është themeluar në vitin 1997. Eksperienca prej 19 vitesh na ka afirmuar në tregun shqiptar si një kompani me baza të forta.
Teknologjia
I gjithë proçesi bëhet duke përdorur makineri të një teknologjie të lartë,të cilat sjellin si rrjedhim prodhimin e produkteve me një cilësi të lartë.
Riciklimi
Një tjeter punë tepër e rëndësishme është edhe procesi i riciklimit dhe ripërdorimit të skarcove tona që dalin gjatë proçesit të prodhimit.

Kush jemi
Kompania “Bellplast”, tashmë e afirmuar në tregun shqiptar mbi tregtimin e materialeve plastike, vjen me një shumëllojshmëri produktesh duke plotësuar kështu çdo nevojë të klientëve. Qëllimi ynë është të ofrojmë cilësi dhe të gjendemi sa më pranë jush ,në çdo supermarket apo dyqan të vendit. Profesionalizmi dhe përgjegjësia janë pikat tona kyçe të cilat i përdorim për të fituar besimin tuaj kundrejt kompanisë sonë.
ÇFARË OFROJMË
Kompania është profilizuar në prodhimin e materialeve plastike të tilla si : qese plastike, thasë të dimensioneve të ndryshme të cilat gjejnë përdorim kryesisht në paketimin e produkteve.Në këtë kuader ne prodhojmë dhe produkte të tjera sic janë qeset shoppers, që përdoren nëpër supermarkete dhe dyqane,bobina termofilm qe perdoren ne paketimin e kolive si dhe bobinat e plasmasit që gjejnë përdorim në agro-bujqesi.
BOBINA POLIETILENI

Bobina polietileni për mbulim e artikujve industrial & ushqimore. Përdorim normal & termo.
BOBINA STRECH

Shtrëngim të mirë të materialit me kosto të ulët dhe mbrojtje të mirë si nga lagështira dhe nga pluhuri.
PLASMAS PËR BUJQËSI

Paketim i sigurtë i farërave apo i pesticideve të ndryshme të përdorura prej fermerëve.
BUTIK

Qese plastik për butik tepër rezistente me ngjyra, përmasa dhe me dizenjo të shumëllojshme.
QESE POLIPROPILENI

Qese të tejdukshme të përshtatshme për prezantimin e produkteve të ndryshme.
QESE SHOPPERS

Qese për shopping me formate, ngjyra apo logo të personalizuara sipas preferencave tuaja.