Bobina Polietileni
Bobina Termo Dimensioni duke filluar nga 38 cm gjeresi spesori duke filluar nga 50 mikron.
“Bellplast” është themeluar në vitin 1997. Me përvojën tonë shumëvjeçare, jemi afirmuar në tregun shqiptar si një kompani me baza të forta.
I gjithë procesi bëhet duke përdorur makineri me teknologji të avancuar, që sigurojnë prodhimin e produkteve me cilësi të lartë.
Një aspekt tepër i rëndësishëm i punës sonë është procesi i riciklimit dhe ripërdorimit të mbetjeve që krijohen gjatë prodhimit.

Bellplast filloi me një mision të thjeshtë: të ofrojë zgjidhje të personalizuara dhe me cilësi të lartë për paketim. Me kalimin e viteve, ky mision është shndërruar në një kompani të fortë dhe të besueshme, duke përmbushur nevojat e klientëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Eksperienca jonë përfshin mbi 26 vjet të dedikuara në projektimin, prodhimin dhe përsosjen e zgjidhjeve inovative për paketimin. Katalogu ynë i produkteve në zgjerim të vazhdueshëm siguron që të përmbushim çdo kërkesë.
Ne jemi furnizuesit kryesor të materialeve plastike të cilësisë së lartë, duke ofruar produkte që gjejnë përdorim në një gamë të gjerë sektorësh, nga supermarkete dhe dyqane, deri te agrobujqësia dhe industria e prodhimi
Për ne, klienti është në qendër të gjithçkaje. Ne jemi në shërbimin tuaj për të identifikuar nevojat tuaja dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë për ju. Çdo projekt ndiqet me kujdes nga faza e projektimit deri te prodhimi dhe testimi, duke kombinuar teknologjinë moderne me ekspertizën e specializuar, për të siguruar që çdo produkt përmbush standardet më të larta të cilësisë.
Qëllimi ynë është të ofrojmë zgjidhje që përmirësojnë performancën dhe mbrojtjen e produkteve tuaja. Ne nuk furnizojmë vetëm produkte, por krijojmë një partneritet të vazhdueshëm me klientët tanë. Shërbimi ynë pas shitjes është në dispozicionin tuaj për t’ju mbështetur në çdo moment.
Bobina Termo Dimensioni duke filluar nga 38 cm gjeresi spesori duke filluar nga 50 mikron.